Dalin emra të rinj, a e ka vizituar ndonjë politikan shqiptar Gruevskin në Budapest?

Aleksandar Trajkovski, i cili para ca kohe u fotografua në Budapest në shoqëri të Nikolla Gruevskit, me siguri nuk ka qenë i punësuari i vetëm në Drejtorinë e doganave që është takuar me ish kryeministrin, i cili muajin e kaluar fitoi azil në Hungari.
Të njëjtën ditë kur Trajkovski ka shkuar në Budapest, sipas burimeve jozyrtare, në të njëjtin destinacion me veturë nga Shkupi janë nisur edhe dy persona. Sipas burimeve në VMRO-DPMNE, për ta është i njohur identiteti i njërit person i cili në gjysmë profil është incizuar më 12 dhjetor nga portali hungarez “24”. Ai është ulur menjëherë pranë Gruevskit dhe bisedon me të, shkruajnë mediumet maqedonase.
Ata shtojnë se në incizim vërehet një person, poashtu i punësuar në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë, transmeton Gazeta Lajm. Thuhet se ai është anëtar i VMRO-DPMNEsë, por jo i njohur shumë për opinionin. Më i njohur konsiderohet vëllai i tij, emri i të cilit ka dalë në opinion pas publikimit të bombave të opozitës, ku Jankullovksa në një bisedë dëgjohet duke shprehur pakënaqësinë e saj nga “pjesëmarrja e vagabondëve të MPB-së në rregullimin e zgjedhjeve në Ohër”.
Deri sa po zbulohen emra të rinj të maqedonasve që kanë vizituar Gruevskin në Budapets, ka paralajmërime se së shpejti do të dalin edhe emra të politikanëve shqiptarë që kanë vizituar ish kryeministrin, e ndoshta edhe fotografi të tyre.