Dalja në votime deri në ora 10 në selitë diplomatike dhe konsullore është 7.71%

Komisioni shtetërorë zgjedhorë sot ka bërë të ditur në konferencën e parë për media se të gjithë 32 vendvotimet në selitë diplomatike dhe konsullore janë hapur në kohë dhe të drejtë vote kanë 1.781 votues.

Dalja në votime deri në ora 10 ka qenë 7.71%.

Dalja më e lartë është vërejtur në Sarajevë me 25%, në Bruksel me 16.33% dhe Pragë 14.58% kurse dalje më të ulët ka në Stokholm.