Daut Haradinaj, i prekur nga vdekja e Avni Hysenit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për familjen e Avni Hysenit, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vdiq mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.

“Miku im i dashur, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen, por ti do të mbetesh i përjetshëm në zemrat tona”, ka shkruar Haradinaj.

“Sikurse veprat tua dhe të familjes tënde që ishin përtej legjendave”, ka thënë më tej ai.

“Do na mungosh neve, por do ju bashkohesh burrave të kombit që i kishe përkrah luftës për liri. Lavdi”, përfundon shkrimi i Haradinajt