Davkova: Do të sjellim katër miliardë investime dhe do t’i rrisim pagat për 25 për qind

Bartësja e listës së VMRO-DPMNE-së në NJZ 1 Gordana Siljanovska – Davkova sot ishte për vizitë në Sopishtë prej ku theksoi se ka mundësi të rindërtohet ajo që ka mbetur, por për këtë nevojitet ndryshimi i pushtetit.

“Kur VMRO-DPMNE-ja do ta ndërmarrë pushtetin do të punojë në rindërtimin e Maqedonisë, për të rinjtë të qëndrojnë në shtet dhe për këtë qëllim do të sillen të paktën katër miliardë investime të huaja dhe vendore, do të rriten pagat për 25 për qind, pensionet për 20 për qind, ndërsa për të rinjtë deri në 29 vjet gjatë punësimit të parë biznesi do të lirohet nga të dhënat”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Siljanovska potencoi se me LSDM-në në Maqedoni nuk ka demokraci parlamentare, nuk ka gjyqësi të pavarur, nuk ka drejtësi dhe nuk ka shtet funksional sepse pa politika efikase nuk mund të funksionojë shteti.

Popull tjetër, porositi Siljanovska – Davkova, nuk gjendet, por pushtet tjetër mund të gjendet dhe 15 korriku do të jetë ditë e ndritshme për Maqedoninë.