Dekorata “Myfti Vehbi Dibra” për Prof.dr. Skender Kodra

Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, në një atmosferë festive, në prani  te stafit akademik te FSHI dhe studentëve, Muftinjëve te BFI , Kryetarit te Kuvendit te BFI,  si edhe të nënkryetarit te BDI, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ia ndau dekoratën “Myfti Vehbi Dibra” shkncëtarit dhe veprimtarit të shquar,  Prof. Skender Kodra.

Programi i këtij evenimenti u hap me disa ilahi te interpretuara nga Dr. Abaz Jahja, ndërkaq, fjalën pershendetëse e mbajti  Dekani i FSHI prof. Dr. Shaban Sulejmani i cili vlerësoi lartë këtë moment duke theksuar se FSHI është i nderuat me aktin që po ndodhë sot. Me këtë rast, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalën e vetë, vlerësoi  lartë figurën poliedrike të Dr. Skender Kodra dhe kontributin e tijë të dhënë në SHBA dhe në trojet shqiptare.

Në vazhdim u lexua motivacioni për ndarjen e dekoratës “Myfti Vehbi Dibra” të cilën profesorit Kodra ia ndau personalisht Reisul Ulema, h. Sulejman ef. Rexhepi ,  në të cilën thuhet:

“Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë dhe Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, dekorojnë z. Skender Kodra me dekoratën “ MYFTI VEHBI DIBRA” për merita të veçanta  në promovimin e vlerave të paqës, dashurisë, humanizmit dhe harmonisë ndërkombëtare si edhe për kontributin e shquar për mbrojtjen e interesit mbarëkombëtar shqiptar .Kjo dekoratë i takon Kryetarit  të Akademisë Shqiptare Amerikane të shkencave dhe arteve në New York , Prof. Dr. Skender Kodra, shkencëtarit të dalluar dhe atdhetarit të përkushtuar, sepse ai në figurën e vetë ngërthen tiparet e një shqiptari bashkëkohorr me vetëdije të plotë për rrënjët e veta, për përkatësinë, për obligimin moral e konkret që ka ndaj popullit të vetë”.

Në motivacionin për ndarjen e kësaj dekorate, më tej thuhet:

”I sukseshëm maksimalisht në punën e vetë  si shkencëtar, profesor e psikolog, i dalluar si veprimtar i çështjes kombëtare, Prof. Kodra përmes angazhimit dhe aktivitetit të vetë në Amerikë e gjetiu, u bë një zë i fuqishëm i shqiptarit dhe shqiptarisë që shquhej me urti në kohë të qeta por që buçiste përherë kur kombi ballafaqohej me vështirësi e rreziqe.   Dekorata që mbanë emrin e një personaliteti të veçantë fetar e kombëtar siç është Myftiu Vehbi Dibra, i ndahet z. Skender Kodra si pasues i denjë i traditave më të ndritura të veprimtarëve e patriotëve shqiptarë”

Në motivacionin e lexuar lidhur me dekoratën “ Myfti Vehb Dibra”, gjithashtu theksohet se “Kontributi i profesorit Kodra për të dëbuarit shqiptarë nga dheu amë  gjatë viteve të luftës dhe me atë rast angazhimi i tijë vetëmohues për të ndihmuar nëpër kampe të ndryshme të refugjatëve e klinika, do mbeten dëshmi se në ç’ mënyrë duhet dashur kombin dhe atdheun. Figura e tijë do shërbejë si fanar për gjeneratat e ardhme që do rrëfejë për një njeri që jetën ia kushtoi lartësimit të kombit e të flamurit shqiptar”

Në fund, duke pranuar dekoratën, Dr. Skender Kodra në fjalën e vetë falenderuese përpara auditorit, i emocionuar dhe i nderuar,  tha:

“Vlerësoj  lartë këtë dekoratë të vlefshme dhe  ndihem i priveligjuar, në veçanti jam i lumtur që ajo po më ndahet nga Reisi i madh i BFI, h. Sulejman ef, Rexhepi, me ç’ rast e falenderoj nga zemra…”