Depolitizim apo politizim i arsimit në Gostivar? Flasin aktorët kryesorë: Taravari, Ademi dhe BDI e Gostivarit

E takuan para një muajsh në Ministrinë e Arsimit, ndërsa sot në Gostivar. Por përmes deklarimeve të kryetarit të Gostivarit Arben Taravari dhe Ministrit të Arsimit Arbër Ademi, duket se marrëveshje për drejtorët e shkollave të Gostivarit nuk kanë arritur, përcjell FLAKA.

Nga ana tjetër, Taravari siç akuzon BDI e Gostivarit, sikurse në takimin e parë me ministrin Ademi, ashtu edhe sot, tjetër premton e ndryshe vepron. Nga ky subjekt thonë se edhe në takimin e parë Taravari kishte shkakruar dy drejtorë, ndërsa edhe gjatë takimit të sotëm një drejtor tjetër, konkretisht drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë.

“Sot, Taravari në prononcimin për media, tha që duhet të gjejë formulë që me të vërtet shkollat ti udhëheqin njerëz të cilët meritojnë. Por, Taravari këtë e deklaroi edhe në fillim të mandatit se do të përzgjidhte drejtorë nga radhët e arsimtarëve, por përkundrazi, zgjodhi aktivistët e tij partiak duke shkarkuar drejtorët me mandat”, thuhet në reagimin e BDI-së së Gostivarit.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi tha sot gjatë takimit me Taravarin se nuk guxojmë të lejojmë kaos e politikë në arsim edhe në të ardhmen.

“Gjithashtu çka nuk i kontribuon krijimit të një klime të mirë të bashkëpunimit është edhe anulimi i një anshëm të përzgjedhjes së drejtorëve edhe pse afati për parashtresa, ankesa lidhur me ndonjë lëshim të caktuar procedural ka kaluara por megjithatë mbetemi të përkushtuar që të respektojmë të gjitha dispozitat ligjore dhe të kultivojmë një frymë të bashkëpunimit të mirë, të krijojmë një klimë të mirë me energji pozitive për hatër edhe të fëmijëve tanë, të nxënësve”, deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Kryetari Taravari tha se ka kërkuar nga ministri bashkarisht të gjejnë formulën e depolitizimit të arsimit. Por, siç dukej Taravari nuk ishte i kënaqur nga ministri pasi tha se ai ia kishte anuluar një konkurs për emërimin e drejtorit të ri në shkollën e Çegranit. Në të njejtën mënyrë do veprojë edhe unë tha Taravari, do t’ia anulojë ministrit konkurset për emërim derjtorësh. Taravari i bindur se riemërtimi i drejtorëve do të ndodh dhe e pranoj se nuk ka respektuar procedurat e duhura radhën e parë kur i shkarkoi drejtorët, por shtoi më tej se rregullat nuk u shkollën vetëm nga Gostivari, por për të tjerët nuk u morën masa sikurse për të.

“Kisha gabime dhe shkelje ligjore dhe këtë e pranoj para opinionit dhe tash jemi duke i rizgjedh drejtorët e rinj, por përsëri po e them dua të gjejmë formulë ku më duhet edhe ndihma, e kam thënë, të insitucioneve joqeveriare, të qytetarëve edhe vetranëve të arsimit që me të vërtet shkollat ti udhëheqin njerëz të cilët meritojnë. Ne e dimë, në çdo shkollë të Gostivarit ne e dimë kush janë profesorët apo arsimtarët më të mirë për ti udhëhequr ato shkolla”, deklaroi Arbën Taravari, kryetar i komunës Gostivar.

Ministri Ademi tha se kjo që anulohen shpalljet dhe që njëanshëm emërohen drejtorët, nuk i kontribuan arsimit. Ndërkohë, për formulën e Taravarit, nga BDI e Gostivarit, siç thonë ata, kanë një këshill për të.

“Z. Taravari, ka një formulë që duhet të ndiqet dhe respektohet. Është ligji për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të institucioneve arsimore, i cili, patjetër se duhet të respektohet. Dhe, pikërisht këtu qëndron problemi, sepse ti ke agjendë politike dhe tenton që jashtë ligjit të emërosht drejtorë të shkollave aktivistët e partisë tënde. Kështu, z. Taravari nuk bëhet depolitizim i arsimit, përkundrazi, po politizohet arsimi me qëllimin e vetëm kapriqot e tua politike”, thuhet në reagimin e BDI-së, Dega Gostivar.

Ndryshe, me 23 nëntor Komunës së Gostivarit iu kthyen kompetencat në fushën e arsimit, konkretisht e drejta e kryetarit për të shkarkuar dhe emëruar drejtorët e shkollave, e drejtë kjo që iu mor në shkurt të këtij viti. FLAKA