Deputetët e Maqedonisë miratuan ligjin për amnisti

Me 95 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, deputetët miratuan Ligjin për amnisti. Deputetët nga Aleanca për Sqiptarët, Ziadin dhe Syrija Rushidi, ishin të pranishëm në sallë, ndërsa deputeti Goran Milevski nga PLD u largua nga salla në momentin e votimit të ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prag të votimit, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit tha se ai dhe deputeti Panço Minov do ta mbështesin ligjin dhe se duhet shikuar në sy dhe të vazhdohet më tej.