Deputeti i Alternativës: Më kanë kërcënuar aktivistët e Besës, por jo Kasami

Deputeti i Alternativës Nexhmedin Kahremani në një deklaratë të dhënë për Tv21 ka pranuar se ka pasur kërcënime nga anëtarë të Lëvizjes Besa por jo edhe nga kreu i të njëjtës, përcjell Gazeta Express.

Ai tha se kërcënimet kanë ardhur nga aktivistët po edhe nga kryetari i degës së Tetovës në momentin kur Kahremani ka zgjedhur të jetë pjesë e Alternativës e jo e Besës.

Kahrimani tha se për të gjitha këto kërcënime e ka njoftuar edhe policinë.

Ndërkaq, Kahremanin i cili përveç se si politikan, njihet si doktor mjaftë profesionist dhe human, aktivistët e Lëvizjes Besa kishin ushtruar presion edhe gjatë orarit të tij të punës duke zhvilluar protesta para ordinancës ku ai e ushtron profesionin e tij, duke kërkuar që i njëjti të dorëzojë postin e deputetit.

Kahremani është treguar deputet mjaftë i zëshëm sidomos në temat që kanë të bëjnë më shëndetësinë dhe buxhetin e shtetit./GazetaExpress/