Dështon Arben Taravari, nuk fiton në raundin e parë

Ka dështuar Arben Taravari duke mos arritur të fitojë në raundin e parë. Sipas rezultateve nga  Komisioni Shtetëror Zgjedhor  Arben Taravari do të garojë sërish përballë Nevzat Bejtës në raundin e dytë

Zyrtarisht Arben Taravari ka marrë 49.88 % që do të thotë 15724 vota përballë Nevzat Bejtës me 41,84% që do të thotë 13,190 vota.

Ndërsa Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA ka marrë 2,88% me votë i bie 909 vota dhe Renata Elezi nga PDSH-ja 1,06% me votë i bie 333 vota./TS/