Dezo vjen me projektin e dytë, hit i jashtëzakonshëm

Quhet Daut Krasniqi i njohur në tregun muzikor me emrin “Dezo”. Është vetëm 19 vjeçar me origjinë nga Klina.

Megjithëse që kur ishte fare i vogël Dezo merrej me muzikë por ka pak muaj që ka filluar në mënyrë profesionale e që synon tregun shqiptar e atë të huaj.

Artisti i ri ka nisur të bashkëpunojë me njerëz të rëndesishëm në industrinë muzikore siç janë producenti Nurteel dhe menaxheri Arian Kosumi.

Reperi mjaft i talentuar dhe i njohur kohët e fundit vjen me projektin e dytë “Cocaina”.

Ai këtë projekt e ka publikuar në kanalin më të madh mbarëshqiptar ArkivaShqip.