Dimitrov: Nuk është çështje e lehtë miratimi në Parlamentin grek

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, nuk është çështje e lehtë, duke marrë parasysh edhe qëndrimet e opozitës së atjeshme. Kështu vlerëson ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Në emisionin “200” i cili do të transmetohet sonte në orën 22:00, Dimitrov thekson se pavarësisht  akuzave të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia dhe Greqia nuk mund të arrijnë marrëveshje më të mirë për emrin duke marrë parasysh faktin se me Marrëveshjen e arritur nuk janë prekur as gjuha e as identiteti maqedonas.

Nga njëra anë, nga miqtë tanë marrim bindjen se punët do të shkojnë mirë, edhe nga analistët edhe miq politikanët jo vetëm nga kontaktet e Qeverisë. Nga ana tjetër, në politikë, siç edhe ne të martën, të enjten, të premten në seancën e kaluar, do të thosha kishim sfida befasuese, ç‘do proces politik sjell vështirësi të saja, kështu që nuk do të thosha se duhet tërësisht të çlirohemi dhe të themi se kjo është teatër dhe do të kalojë. Do të ketë debate serioze dhe do të shohim se si do të jetë- deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.