Djali i Miss Xhulit ka datëlindjen; Ja urimi prekës i saj…!

Të gjithë e mbani mend këngëtaren Miss Xhuli  e cila publikoi disa këngë madje mori pjesë edhe në një nga edicionet e Top Fest  me një këngë mjaft të pëlqyer atëherë. Miss Xhuli jeton prej vitesh në Belgjikë, ku sigurisht nuk është ndarë në asnjë moment nga muzika sepse edhe atje merret me organizime koncertesh me emrat më të njohur shqiptarë si dhe i ka hyrë fushës së bukurisë duke marrë titullin make-up artist. Shumë shpejt ajo do ketë edhe sallonin e saj të bukurisë, një sallon gjigand në Belgjikë por këtë do flasim në momentin e duhur. Miss Xhuli është mama e një djali simptatik, i cili sot ka datëlindjen dhe Miss Xhuli i ka bërë një urim prekës në rrjetet sociale, urim ky që na shtyu edhe të shkruanim për këtë datë të shënuar në jetën e saj dhe të djalit të saj. Kleo, sot 15 vjeç, është i apasionuar pas boksit me të cilin edhe ushtrohet dhe studion për Media Sociale. Dëshira e tij e madhe është që në të ardhmen të bëhet një regjisor i njohur. Ja çfarë shkruan Miss Xhuli në urimin e 15 vjetorit të lindjes së Kleos:

“Krenaria ime, dashuria e shpirit tim, ti që ma ndryshove jetën plot 15 vite sot,  të uroj mama jote Gezuar 15 vjetorin e datelindjes dhe pac në jetën tende gjithë te mirat e botës, qofsh gjithmonë i lumtur e të dhëntë Zoti gjithshka që ti dëshiron. Dua të t’them se unë mami jot jam shumë shumë krenare për ty dhe të dua pa fund je ndriçimi i shpirtit tim 🥰💕😘😘😘😘😘 Gezuar gezuar 15 vjetorin jeta ime…!:- shoqëruar me shumë emoji zemre.

Një urim prekës i një nëne për djalin e saj e cila duket mjaft e përkushtuar ndaj tij dhe këtë e shohim edhe nga postimet që bën ajo në rrjete sociale në instagram dhe facebook.