Do të mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik – Hani Elezit në kufi me Maqedoninë e Veriut

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës informoi se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në autostradën Prishtinë – Shkup, në pesë ditët e ardhshme përkohësisht do të mbyllet rruga rajonale Kaçanik – Hani i Elezit, gjegjësisht deri në vendkalimin kufitar me Maqedoninë, Bllacë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pjesa do të mbyllet pjesërisht prej sot (e premte 29 mars) deri më 2 prill (të martën e ardhshme), edhe atë në periudhën nga ora 8 deri më 11 dhe nga 13 deri më 15:30.