Dollogozhda fuqishëm me BDI-në dhe Kryeministrin shqiptar

Sot, fushata e bartësit të Listës së BDI-së nga Zona e 5-të zgjedhore, z. Talat Xhaferi së bashku me z. Bujar Osmanin, kanë takuar qytetarët e Dollogozhdës, të cilët e mirëpritën idenë që Kryeministri në qeverisjen e ardhme të jetë shqiptar. Z. Xhaferi ka theksuar se shqiptarët nuk kanë arsye të jenë hije e askujt, as të votojnë ata që trafikojnë votat për interesat e të tjerëve, kur ne kemi BDI-në dhe zotimin tonë për Kryeministrin e parë shqiptar, prandaj, na duhet unitet, na duhet kulturë politike e krenari nacionale për këtë arritje pas 15 korrikut. Para qytetarëve të shumtë, z. Xhaferi ka ftuar qytetarët të jenë bashkë, më 15 korrik të votojnë pa dallim partie kandidatin shqiptar për Kryeministër, kjo arrihet përmes numrit 9 dhe BDI-së, ka cekur ai. Ndërsa z. Osmani në fjalën e tij ka theksuar se fushata elektorale duhet të vijoj të jetë kështu sikur deri më tani, me urtësi e optimizëm, me krenari e dinjitet, të votojmë numrin 9 dhe BDI-në, për Kryeministrin e parë shqiptar. Z. Bujar Osmani ka ftuar po ashtu shqiptarët të votojnë pa dallim, të gjithë unik, për të ardhmen e shqiptarëve, për të ardhmen e zbatimit të barazisë, për të ardhmen dhe të drejtat nacionale, sepse, ne kemi energji, dije, vullnet e platformë, për të çuar përpara çështjet dhe kauzat nacionale.