Don Phenom: Nuk mendoj asnjëherë të ndahem nga muzika

Reperi nga Shkodra i lindur në vitin 1991 është shpërngulur drejt Amerikës në vitin 2001 duke u rikthyer kështu përsëri në vendlindje për të treguar talentin e tij e për të shpërthyer në muzikë ashtu siç i ka hije. Don Phenom rrëfen historinë e tij në muzikë për Infrared të gazetës Koha duke thënë se nuk do të ndalet derisa sukseset gjithnjë e më shumë po i shtohen. Djaloshi i hiteve të fundit tregon shumëçka…e lexojmë bashkë!

Je një prej këngëtarëve që gjatë vitit realizon shumë projekte, a ka pasur raste kur i ke thënë vetes ‘stop’ tash e tutje nuk dua të merem me muzikë?

Jo, deri më sot asnjëherë nuk ka ndodhur të lodhem prej muzikës ose të mendoj të ndahem prej saj, por edhe kur të vjen dita në të ardhmen e largët të ndahem nga rap-i prap në një mënyrë ose tjetrën do jem i involvuar në industrinë e muzikës në forma të ndryshme.

Gjithashtu ke edhe shumë bashkëpunime, njihesh si artist jo konfliktuoz, po cilit koleg do i thoje ‘jo’ në duet?

Unë në të vërtetë kam bë shumë pak bashkëpunime në vitin 2018 por të gjitha kanë qenë me artistë të ri që nuk kanë pasur famë, pra unë artistëve nuk ju them jo për bashkëpunime nëse i them jo atëherë i them këngës, projekti ndodh të mos më pëlqejë por jo artisti.

Sapo ke hedhur në qarkullim një tjetër projekt të ri, na fol pak më shumë rreth kësaj kënge?

Po flas për projektin e rradhës, muzika nga Çekiç, video nga Entermedia, do të vijnë shumë shpejtë në muajin shkurt.

U bënë vite në skenë, si e sheh muzikën sot e si e ka parë më herët?

Muzikën sot e shoh biznes dhe mundohem çdo eksperiencë të saj të ndaj me artistë të ri. Më herët e kam bërë që të arrijë ku jam sot e ku kam synim me qenë.

Është biznes profitabil…ti nga muzika ke fituar..?

Patjetër që po por mos harro, nuk ka 10 muaj që jam kthyer nga Amerika.

Edhe sa kohë mendon të meresh me muzikë?

Gjithë jetën por në forma të ndryshme.

Koncerte të shumta, mbrëmje muzikore e nuk ka të ndalur, ku e ndien veten më rehat?

Koncerte të shumta, mbrëmje muzikore nuk kanë të ndalur. Gjithkund para publikut ndihem rehat kudo që performoj.

Ky vit është plot surpriza, ke bërë gati ndonjë befasi për fansat?

Phezy ka shumë këngë të inçizuara dhe çdo javë jam në studio duke punuar, nëse mendoni se në 2018 kam punuar, në 2019 edhe njëherë më shumë.