Dr. Florin Besimi: Ekonomia për mirëqenien e familjeve tona, është zotim i BDI-së

Dr. Florin Besimi, kandidat i BDI-së, Zona e 6-të për Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ka vizituar ditëve të fundit shumë biznese të suksesshme, të cilat bartin zhvillimin jo vetëm të Tetovës me rrethinë, por edhe më gjerë. Një nga kompanitë që z. Besimi e ka vizituar, është kompania Solid Plast, e cila është shembull i biznesit dhe suksesit. “Ekonomia për BDI-në nuk është slogan elektoral, por është përkushtim serioz, pjesë thelbësore e platformës qeverisëse për arritjen e pritshmërive të qytetarëve tanë gjatë mandatit qeverisës, për stabilitetin e tyre, për mirëqenien dhe suksesin në vendlindje”, theksoi z. Besimi, duke shtuar se kompanitë e vogla dhe të mesme, janë krijuese të vendeve të punës dhe kompanitë si Solid Plast, janë krenari jona, jo vetëm me cilësinë, suksesin në eksporte dhe storje suksesi, por edhe për filozofinë e kompanisë dhe punonjësit e motivuar. Ekonomia gjatë mandatit të BDI-së, ka cekur dr. Besimi, ka shënuar suksese, duke dëshmuar kreativitet dhe qëndrueshmëri. “Kuadri dhe ekspertiza ekonomike që disponon BDI-ja, është letra e fortë në anën e ndërmarrësve të rinj, themeluesve të biznesit, kompanive ekzistuese për të pasur derën hapur para sfidave sikur kjo e pandemisë, prandaj, jemi krenar me veprimet tona gjatë pandemisë, duke përkrahur dhe subvencionuar kompanitë në nivel vendi, me vizion dhe koncepte të qarta e largpamëse për ruajtjen e vendeve të punës dhe rritjen e eksporteve, njëherësh duke ulur importin”, ka potencuar dr. Florin Besimi. Në diskutim me pronarët e kompanisë, dr. Besimi ritheksoi se BDI, forcën e saj e ka në popullin e vet, duke mos koketuar në asnjë rrethanë apo rrezikuar interesin nacional për interesa politike. Ato që i thotë BDI-ja dhe lideri i saj, Ali Ahmeti, ato bëhen vepra, edhe kësaj here, vota e shqiptarëve, do të jetë votë për Kryeministrin e parë shqiptar, për interesin nacional për t’u renditur në vendin që na takon, sepse, ne, ceku dr. Besimi, jemi flamurtar dhe besnik të kauzave nacionale, me zotim dhe përkushtim kushtetues për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim.