Drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj sot në vizitë në Dibrën e Violeta Turkeshit dhe artistëve të mëdhenjtë të SHKA “Liman Kaba”

Pasditen e sotme, drejtori i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ka qëndruar për disa orë në vizitë tek veteranja e muzikës popullore dhe një nga zërat që solli revolucion në vitet 70-ta Violeta Turkeshi. Drejtori Tolaj fillimisht e ngushëlloi për humbjen e bashkëshortit Pertef Turkeshi që ishte një atdhetar dhe personalitet i rrallë. Pavarësisht zbrazëtisë së madhe në zemrën e znj.Violeta e cila tash e sa muaj ka humbur bashkëshortin ajo arrin që të reflektojë aq dashuri, ëmbëlsi e pozitivitet si këngët e saj “Vika deti”, “Xhemixhi” e shumë të tjera. Ajo falemnderoi drejtorin e Ansamblit z.Tolaj për kujdesin e veçantë që nuk e ka bërë derimë sot asnjë drejtues i institucioneve tona. Poashtu e përgëzoi për prezantimin dinjitoz të këngës dibrane në spektaklin “Këngë moj” dhe interpretimin maestral të këngës së të madhit Qerim Sula. Drejtori Tolaj tha se nuk do mungojë asnjëherë kujdesi ndaj atyre që dhanë shumëçka nga vehtja për kulturën shqiptare dhe se falë edhe veprimtarisë së saj dhe kolosëve tjerë të gjeneratës së artë të SHKA “Liman Kaba” u krijua dhe shqiptarët sot gëzojnë sukseset e ansamblit. Violeta Turkeshi mbetet femra që bëri revolucion në skenën shqiptare në RMV duke patur guximin që në një kohë të mbylljes dhe joarsimimit të femrës shqiptare të del në skenë si shenjë e civilizimit dhe kulturës sonë! Drejtori Tolaj shpalosi se në kuadër të programit të punës artistike për vitin e ardhshëm ka të paraparë koncertin dedikuar femrës që bëri revolucion për kohën që u paraqit në skenë zonjës së madhe të artit tonë Violeta Turkeshit!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4082415655174260&id=1722161201199729