Drejtori i Ansamblit z. Shkodran Tolaj vizitoi Ambasadën e Shqipërisë dhe ambasadorin z.Fatos Reka

Me ftesë nga Ambasada e Shqipërisë në RMV, drejtori i Ansamblit z.Shkodran Tolaj vizitoi ambasadorin z.Fatos Reka! Në një frymë pozitive dhe plot shpresë për një vit të mbarë ambasadori Reka përgëzoi drejtorin për punën dhe sukseset e njëpasnjëshme të ansamblit duke shprehur gadishmëri për një bashkëpunim të frytshëm në drejtim të koordinimit për plan dhe program të përbashkët kulturor Shqipëri – Maqedoni e Veriut 2021, ku vendin kryesor do ta ketë pjesëmarrja e ansamblit shqiptar si prezantues i vlerave më origjinale dhe autoktone të shqiptarëve të kësaj ane. U bisedua për prezantimin e parë të Ansamblit në Shqipëri në të ardhmen e afërt dhe për aktivitet të përbashkët me Ansamblin e shtetit shqiptar në kuadër të festave kombëtare! Drejtori z.Tolaj shprehu gadishmëri për kontribut institucional dhe e falemnderoi ambasadorin për mikëpritje duke i uruar shumë suksese në punën e tij dhe misionin diplomatik të shtetit shqiptar në RMV.