Drejtori i Urbanizmit Rajan Arapi rregullon një klasë të Sh.f.m.u “Lidhja e Prizrenit”

Në afat rekord prej vetëm 3 ditësh, Rajan Arapi Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Pejë ka arritur të finalizojë renovimin dhe inventarizimin e një klase të Sh.f.m.u “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, ku mësimet i ndjekin dy paralele me rreth 60 nxenes. Ai permes një postimi në rrjete sociale ka paraqitur punen që është bërë në këtë klasë të kësaj shkolle ku dhe ka falënderuar bashkëpuntorët që e kanë mbështetur në këtë iniciativë. Rajan Arapi që në Komunën e Pejës është drejtor i deleguar nga PDK, për portalin Kullainfo ka deklaruar se në të ardhmen e afërt do realizon edhe disa projekte të tjera të ngjashme.