Drejtori Shkodran Tolaj mori pjesë në tribunën e organizuar për ikonën e muzikës kombëtare – Fahri Beqiri

Sot në Kino Armata, në një mujorin e ndarjes nga jeta të kompozitorit, drejtuesit të festivaleve e institucioneve muzikore që ishte një nga profesorët e parë në Fakultetin e muzikës në Prishtinë, Fahri Beqiri u mbajt tribunë në kujtim të jetës dhe veprës së tij! Fahri Beqiri vuri themelet e artit profesional në Kosovë dhe ishte një nga muzicientët më ekspeditiv që në fokus pati edhe ngritjen dhe kultivimin muzikor të gjeneratave të tëra. Me humbjen e profesorit Fahri ka humbur muzika shqiptare, megjithatë emri i tij do jetojë kudo ku ka muzikë! Tribuna në kujtim të tij ishte organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Filharmonia e Kosovës, Fakulteti i Arteve (DAM) kurse për vlerat e profesorit Fahri Beqiri diskutuan Baki Jashari- kompozitor dhe dirigjent- drejtor i Filharmonisë së Kosovës, Rreze Kryeziu Breznica- muzikologe, profesoreshë në Fakultetin e muzikës në Prishtinë, Vasil S. Tole – Kompozitor dhe etnomuzikolog, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.Tribunën e moderoi Dardan Selimaj kurse Kori i Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Hajrulla Syla interpretuan “Erdh Misiti” për kor të përzier dhe “Shkoi e vij fluturim si zogu” për kor të përzier.

Ne fund të tribunës profesori dhe kompozitori Valton Beqiri- tha “ në emër të familjes, falenderojmë institucionet shtetërore, ansamblet, delegacionet dhe dashamirët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera që nderuan figurën e profesor Fahri H. Beqiri.Përherë falënderues! Drejtori i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV në shenjë falemnderimi për gjithë kontributin që ka dhënë për shqiptarët dhe kulturën në Maqedoni në ngritjen e kulturës autoktone përmes ansambleve të ndryshme por dhe për orkestracionet e fundit që i punoi me aq dashuri pak muaj para se të ndahej nga jeta për koncertin e 17 shkurtit që u mbajt në Filharmoninë e Maqedonisë për 60 vjetorin e Ilir Shaqirit, ishte prezent në këtë tribunë ku ishin të ftuar bashkëpunëtorë, drejtues institucionesh dhe personalitete nga jeta publike nga të gjitha viset shqiptare!Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Fahri Beqirin ndërkaq veprat e tij do të ndjehen ndër breza të tërë!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4142239689191856&id=1722161201199729