Drejtori Shkodran Tolaj në takim pune me drejtorin e Teatrit të Operës dhe Baletit z.Vasko Ristov

Sot në hapësirat e Teatrit të Operës dhe Baletet drejtori z.Vasko Ristov priti drejtorin e Ansamblit të këngëve e valleve popullore shqiptare z.Shkodran Tolaj. Ata biseduan për menyrën e të funksionuarit gjatë pandemisë duke këmbyer eksperiencat dhe mendimet e tyre. Z. Shkodran Tolaj e falemnderoi drejtorin z.Ristov që çdoherë ishte i gatshëm për çdo ndihmë dhe konsultim në shërbim institucional dhe i shpalosi idetë e tij për disa projekteve me interes të përbashkët ndër-institucional për të cilat u shpreh i gatshëm për bashkëpunim drejtori i Operës z.Vasko Ristov. Të dy drejtorët konsideruan se realizimet e projekteve të përbashkëta janë të një rëndësie të veçantë për institucionet, vendin, kulturën tonë dhe publikun e gjerë në përgjithësi dhe atë në RMV në veçanti!