Dy mjekët ‘HERONJ’, Hasani dhe Bajrami që punuan mbi 27 orë

Dy mjekët heronj, Dr Ilir Hasani dhe Dr. Ridvan Bajrami kanë punuar mbi 27 orë pa ndërprerë për shpëtimin e të lënduarve në fatkeqësinë e komunikacionit e cila ndodhi ditën e djeshme në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar. Këta dy mjekë që me përkushtim të veçantë u kanë dalë në ndihmë të plagosurve në aksidentin tragjik, meritojnë respekt jo vetëm nga familjarët dhe të afërmit e këtyre personave të lënduar, por nga të gjitha ne, përcjell fjala.mk.

Ne si medium morrëm përsipër ta bëjmë këtë shkrim sado modest, për t’i njoftuar të gjithë lexuesit tanë për dy sakrificën dhe punën vetmohuese të këtyre dy heronjve, mjekëve që u dolën në ndihmë personave të plagosur në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.

Këta dy mjekë shembullorë, Dr.Ridvan Bajrami në Spitalin „8 Shtatori“ dhe Dr.Ilir Hasani në Spitalin shtetëror „Nënë Tereza“ në Shkup, që nga pranimi i të plagosurve dhe lënduarve kanë qenë në ndihmë të tyre mbi 27 orë pa ndërprerë, për t’ua lehtësuar dhimbjet dhe shpëtuar jetët të lënduarve në aksidentin fatal i cili ndodhi mbrëmë në fshatin Lllaskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë.

Ne si portal kërkojmë ndejsë edhe për mjekët të tjerë për të cilët nuk kemi informata, por edhe fotografi të tyre. Si do që të jetë një falemenderim të MADH ju shkon të gjithë stafit të spitaleve “8 Shtatori’, ‘Shtetëror’ dhe spitalit të Tetovës.