Dyshohej se Loredana u paraqit si vajza e tij, flet avokati i njohur Landmann

Reperja pretendonte se ishte vajza e avokatit Valentin Landman, ky i fundit thotë se ajo abuzoi me emrin e tij.

Reperja e Lucernit, Loredana pretendonte se ishte vajza e avokatit dhe mori 700.000 franga nga çifti nga Valais, shkruan Blick.ch.

Juristi Valentin Landmann thotë se nuk është ndjerë mirë që reperja u paraqit si vajza e tij.

Loredana Zefi (23) thuhet se ka marrë 700,000 franga nga një çift i martuar nga Valais (raportoi Blick), transmeton lajmi.net. Të martën, reperja me prejardhje shqiptare u arrestua nga policia në një apartament në Lucern. Në të njëjtën kohë u bë një kërkim në shtëpi.

Reperja Loredana pretendonte se ishte Anna Landmann 29-vjeçare, vajza e paligjshme e avokatit të njohur të Cyrihutm Valentin Landmann.

“Nuk isha i lumtur kur dëgjova këtë”, thotë avokati.

“Ky është një keqpërdorim absurd i emrit tim, Nuk kam asgjë të bëjë me rastin dhe nuk kam asnjë vajzë të paligjshme”, shtoi Landmann.

Sidoqoftë, emri Anna Landmann është i njohur për avokatin, pasi ky është emri i ish-gruas së tij.

Landmann tha “Është e qartë se kjo që ka ndodhur është e dënueshme. Kjo gjë është joligjore”

Ajo po hetohet si e dyshuar për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.