E quajti Kosovën ‘shtet i dështuar’, bëhet thirrje për t’ia mbyllur faqen gazetarit pro rus, Graham Phillips

Gazetari Graham Phillips, po ofendon e fyen Kosovën, si dhe luftën e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ka ngjallur reagime të shumëta, derisa së fundi po bëhet thirrje për t’ia mbyllur llogarinë në Facebook, transmeton Gazeta Metro.

Ai është një britanez, por i cili është zbuluar si njeri i Rusisë, e madje e kanë quajtur edhe si spiunë rus.

Ai në vitin 2014, kishte xhiruar me dronë forcat ukrainase, dhe pamjet e stategjitë e tyre ia dërgoi ushtrisë ruse.

Për këtë shkak rrjeti zyrtar e largoi nga shteti me arsyen se ka rrezikuar sigurinë nacionale.

Philips ka mirënjohje dhe dekorata nga një rrjet i sigurisë së shërbimit sekret rus.

Ndërsa “luftën” ndaj Kosovës ai e ka shpallur publikisht duke e quajtur UÇK-në si organizatë terroriste.

Pikërisht për këtë gjë është bërë një organizimm që priofiit të tij në facebook të raportohet për gjuhë të urrjetjes, që më pas llogaria ti bllokohet.

Taulant Binxhia, nga Rinia Kosovare Evropiane ka bërë thirrje për raportimin e llogarisë në Facebook të gazetarit britanik, Graham Phillips.

’Shoke e shoqe ky personi ne foto eshte duke bere propagande kunder Kosoves dhe paguhet nga sherbimi Informativ ruse. Menyra per mi ndalu kete gje eshte te raportojme ne Facebook qe ky person mos te kete te drejte te postoj me gjera te tilla. Menyra qysh mi bo raport eshte e ilustruar me foto. Linku i faqe se gazetarit te vetshpallur eshte ne koment. Shperndaje!! P.s ketij personi ju ka blloku Tëiteri per arsye te njejta’’.