E tepron Zaevi, kërkon që Kosova të heqë taksat për produktet serbe dhe…

Pasi është shprehur kundër Ushtrisë së Kosovës, kryeministri maqedonas ka kërkuar që Kosova të heqë taksat për produktet serbe.

Kryeministri maqedonas bëri thirrje për të rishikuar masat e marra nga qeveria e Kosovës lidhur me imponimin e taksave doganore mbi produktet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“U bëj thirrje që edhe ato masat që ekzistojnë në pjesën e doganës dhe të ngjashme, t’i rishqyrtojmë, të kthehemi, t’i respektojmë organizatat ndërkombëtare dhe marrëveshjet që kemi, sepse ajo është përgjegjësi e jona për të rritur bashkëpunimin. Nëse politikanët janë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre, në hapat e tyre, unë mendoj se kjo pjesë e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë, por edhe fqinjët, do të lëvizim në drejtimin e duhur”, tha Zaev

Kujtojmë se në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës me një shumicë absolute miratoi tre projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, respektivisht projektligjin për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, si dhe projektligjin për shërbim në FSK.

Votimi i projektligjeve të sotme pritet të dekretohet nga presidenti Thaçi, pas së cilës Kosova zyrtarisht bëhet me ushtri.