Edhe Ava e Rita i përgjigjen propozimit të Bebes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, i ka propozuar bashkëpunim, Dua Lipës, Rita Orës dhe Ava Max, artistes që po bën revolucion.

Është Dua Lipa, ajo që iu ka përgjigjur e para thirrjes që ka bërë Bebe Rexha në Twitter. “Hajde shqipe” ka thënë ajo duke treguar kështu se është e gatshme të jetë pjesë e një bashkëpunimi të tillë. Pas Duas, këtij propozimi i është përgjigjur edhe Ava Max, duke thënë se do të krijojnë një version të ri të “Lady Marmalade”, duke iu referuar projektit të Christina Aguilera, P!nk, Lil’ Kim, Mýa, projekt i cili është publikuar në vitin 1974.

Pas Avës, kësaj thirrje i është përgjigjur edhe Rita Ora, e cila ka thënë se është pro bashkëpunimit dhe se i respekton shumë ato.

Bashkëpunimin e mundshëm mes shqipeve do ta prisnin me padurim jo vetëm fansat, por edhe kolegët e tyre. Ndër ta edhe Gashi, i cili përmes një postimi në twitter i ka mbështetur fuqimisht femrat shqiptare, por edhe i ka kërkuar Bebes që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Njomza Vitia, këngëtare e njohur shqiptare që po korr suksese në Amerikë.

E pas këtij postimi, Bebe i ka thënë “PO!”.

Gashi ka shkruar edhe një tweet tjetër, ku ka thënë se ndjehet krenar me femrat shqiptare.

“Femrat shqiptare po e djegin biznesin e muzikës. Jam shumë krenar.”, ka shkruar Gashi.

Dua Lipa është këngëtarja më e nominuar për “Brit Awards”, së bashku me Anne Marien, që ka gjithashtu katër nominime. “IDGAF” si dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris janë këngët me të cilat ajo përfaqësohet në të gjitha nominimet, pra për “British Single” dhe për videoklipin më të mirë. Për këtë kategori është nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, me këngët “Let You Love Me” dhe “For You”.