Edhe avokati në rastin “TNT”, heq dorë nga Gruevski

Avokati, Elenko Millanov, i cili e ka përfaqësuar ish kryeministrin, Nikolla Gruevski në lëndën “TNT”, dje ka dorëzuar kërkesë që të heq dorë nga përfaqësimi përpara Gjykatës.

Gjykatësi Ognen Stavrev kumtoi se Gruevskin do ta mbrojë Mehmed Seferi, avokat, të cilin Gjykata ia ka ndarë sipas detyrës zyrtare. Gruevskit në këtë lëndë, ashtu edhe si në të tjerat të PSP-së, i gjykohet në mungesë.

Ndryshe, nga përfaqësimi në gjykatë, kanë hequr dorë nga Gruevski, edhe avokatët në lëndët “Titanik” dhe “Dhuna në Qendër.

Gruevski më 20 nëntor një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TNT