EDITORIAL/Pushteti pa djersë i Artan Grubit!

Sipas strukturave të pakënaqura të BDI-së, anembanë vendit, Grubit i është dhënë pushtet i pa merituar “pa djersë”! E kështu, edhe bukës pa djerës edhe pushtetit pa djersë nuk i shihet hajri… thotë populli

Shkup, 21 janar – BDI nga një parti unike, në sytë opinionit, tani po shihet si një mozaik i ndarjeve dhe mos pajtimeve të thella. Në njërën anë janë vetaranët (themeluesit) e partisë, dhe në anën tjetër strukturat e reja të cilat u avancuan në parti pikërisht në saj të mbështetjes së veteranëve të partisë, ndërsa sot po të njëjtit ndaj të njejtive po sillen me “arrogancë”, “përbuzje” dhe mos respekt.

Këto pakënaqësi të strukturave të “vjetra” të BDI-së duket se hyjnë nga njëri vesh i Ahmetit dhe kalojnë si “tren” në veshin tjetër! Athua pse Ahmeti po lejon një çoroditje të tillë? Edhe pse ishin pikërisht “ujqit e vjetër” të partisë që për dekada në terren ruajtën bazën e BDI-së dhe arritën që partinë ta mbajë gjithmonë në maja të politikës, duke qenë ndër vite jo vetëm partner qeveritar, por edhe faktor kryesor në politikën e vendit.

Pakënaqësitë, kulminuan mes dy grupeve në momentin që BDI bëri përzgjedhjen e reprezentëve të saj në ekzekutiv. Ani pse Blerim Bexheti kryetar aktual i komunës së Sarajit dhe ish-kreu i Shkupit të vjetër (Çairit) Izet Mexhiti ishin ndërvite “lokomotiva” e fitoreve të BDI-së, Ahmeti përsëri vendosi që ti lë anash! Jashtë përfaqësimit në ekzekutiv! Po pse?

Nga këtu u thyeje edhe parimi partiak që meritorët e fitoreve të jenë edhe bartës të proceseve politike. Kur u thye ky parim? Pas emërimit të Artan Grubit në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë Zaev-2, ky parim u shkelë. Ky konstatim i yni buron nga pakënaqësitë e akumuluara në strukturat e partiake dhe te eksponentët politik të BDI-së.

Sipas strukturave të pakënaqura të BDI-së, anembanë vendit Grubit i është dhënë pushtet i pa merituar “pa djerës”! E kështu edhe bukës pa djersë edhe pushtetit pa djerës nuk i shihet hajri…, thotë populli. Artan Grubi në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit 2020, nuk ishte madje as kandidat për deputet, ndërsa betejen elektorale në terren për të mos humbur primatin e partisë më të madhe ndërshqiptarët e Maqedonisë, e bënin pikërisht “ujqit e vjetër”!

Së fundmi edhe komunikimi mes zyrtareve të BDI-së, po bëhet me “syreta” duke i dërguar porosi njëri tjetërit se kush është “baba” në parti. Ndërsa, përveç kësaj funksionarët e BDI-së nuk gjejnë kohë edhe zyrtarisht t’u përgjigjen deputetëve të BDI-së. Pyetjet e Izet Mexhitit drejtuar Grubit nga foltorja e Parlamentit ende nuk kanë marrë përgjigje. Ato mbetën vetëmse “shou” mediatik, asgjë më shumë! Injorimi i tillë i strukturave partiake, sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend ka izoluar Grubin në zyrën e tij në atë ndërtesën e madhe të projektuar dhe ndërtuar nga paret “haram” të Nikolla Gruevskit.

Ky dyzim BDI-së mund ti kushtojë shumë në zgjedhjet e rregullta lokale të tetorit, nëse kësaj i shtohet edhe paralajmërimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare atëherë mund të jetë thikë me dy teha për BDI-në dhe Ahmetin ky manovrim politik. Nëse nuk arrihet që të amortizohen paknaqësitë deri në zgjedhjet lokale atëherë, BDI-së mund ti kushtojë shumë dyzimi politik. Me këtë qasje BDI në zgjedhjet lokale mund të humb Çairin, Sarajin, Tetovën, por pse jo edhe Strugën duke pasur parasysh raporetet e afërta të Musa Xhaferit e Ramiz Merkut.

Dështimi i BDI-së me këtë qasje nuk përfundon me kaq, paraqitja e Sadulla Durakut në një ndejë bashkë me grupin “rebel” të udhëhequr nga Mexhit, ka vënë në siklet Ali Ahmetin dhe se ai sipas njohësve të zhvillimeve brenda BDI-së, po mendon seriozisht për ndryshimin e qasjes së tij dhe partisë ndaj këtij grupi, me qëllim që të amortizohen paknaqësitë dhe të mos demtohet BDI-ja e 20 viteve të ardhshme, ashtu siç thotë Artan Grubi gjatë paraqitjeve të tij. (Zhurnal.mk)