Editoriale:”Hashim Thaçi, ishte, është dhe mbetet hero, në këtë dhe në atë jetë”!

Reagim ndaj keqbërësve politikë, të cilët ushtarin e UÇK-së, e shohin hero vetëm nëse është vrarë, ndërsa heronjtë e gjallë të UÇK-së, nuk i duan.

Jo një herë, në atdheun tonë të dashur, vetëm të vdekurit lavdërohen. Historinë e bëjnë të gjallët, e ka thonë moti “Babushi”, derisa fliste për historinë e re të Kosovës.

Komandanti ynë legjendar, Adem Jashari, Hamza e Jasharajt tjerë, e bën historinë sa ishin gjallë. Ne vdekatarëve na mbetet respekti, ta çojmë tutje amanetin e tyre, të gjallë.

Heronjtë dhe dëshmorët, janë simbol i historisë dhe shokët e tyre historik e bëjnë historinë duke jetësuar idealin e të rënëve.

Mjerisht, dashakëqijtë, heronj i shohin vetëm të vdekurit, të gjallët i shohin të kundërtën e heronjve, edhe pse, shumica e heronjve të gjallë, ishin më së afërmi me heronjtë e pavdekësisë, duke u renditur shumë shkaqe por edhe fati ishte pjesë përbërëse e vijimit të historisë.

Tregimit që sot, sa të neveritshëm aq nebuloz, e shpërndajnë palo politikanët, për heronjtë e gjallë, është vijë e pastër e lëvizjes serbe në mendësinë që flet shqip e betohet në flamur kuq e zi.

Për fat të keq, po ngjet, sot.

Këta trimosh e bishta të historisë së fjalëve, kanë kontaminuar gjithë ambientin politik e shoqëror me degradimin e gjithëçkajes, duke e bërë sallatë ruse, gjithë opinionin. Për pushtet, jo për gjë tjetër.

Sa heronj ka të vdekur, ka edhe të gjallë. Kjo do të dihet në kohën kur do t’u lexohen nekrolog, ashtu si për heronjtë tanë, të cilët lavdishëm e përfunduan jetën e tyre. Hero sot, është mësuesi, doganieri, polici, roja e pyllit, profesori e muzikanti, sportisti e bujku që prodhon bukë të bardhë.

Gjithsesi, kemi heronj që ishin pjesë e kordonit të lirisë që mbijetuan luftën, duke pasur më shumë histori të pavdekësisë se sa histori të lirisë. Ata janë në mesin tonë, të ngjashëm me heronjtë tanë të pavdekshëm.

Por, për neve që pranojmë sakrificën si vlerë të shtuar të secilit patriot, edhe heronjtë e gjallë i nderojmë, sepse, kishim, kemi dhe do të kemi argumente se ata janë gjallë dhe vlerë jona, ashtu si të vdekurit, edhe të gjallët.

Kjo ndarje, se vetëm të vdekurit janë të mirë, nuk është ndonjë ide origjinale, këtë e kanë thënë armiqtë tanë verior, për më shumë se një shekull. Andaj ky recidivizëm i idesë, vjen në formën dhe përmbajtjen më të shëmtuar të mundshme, për aq sa ua bart edhe morali i tyre, pa parime.

Hashim Thaçi, ishte, është dhe mbetet hero, në këtë dhe në atë jetë! Le të plasin ata që e duan në Hagë!

Redaksia InfoAlb