Ekskluzive: Lika ka tre vite që është dorëhequr nga sekretari organizativ

Lajmi se në vend të Hazbi Likës si sekretar organizativ në BDI do të zëvendësohet nga dikush tjetër duket se është thjeshtë vetëm për tërheqje vëmendje dhe asgjë më shumë, pasiqë zv.kryeministri Lika nga ky post ka tre vite që ka dhënë dorëheqje ndërkohë që vazhdon të mbajë postin e anëtarit të kryesisë qendrore dhe se posti i sekretarit organizativ është bosh tash e tre vite dhe i njejti pritet të plotësohet me një tjetër kuadër, derisa kjo huti duket se ju shërben vetëm atyre që ia duan të keqen BDI-së. Si një nga emrat më të përfolur për sekretar organizativ është dhe ish kreu i Çairit, Izet Mexhiti.