Elezi do të merr pjesë në konferencën “Balancimi i mundësive dhe rreziqeve Fintech, zbatimi i agjendës së Bali Fintech”

Zëvendës ministrja e Financave Shiret Elezi më 28 dhe 29 janar do të merr pjesë në konferencën me temë: “Balancimi i mundësive dhe rreziqeve Fintech, zbatimi i agjendës së Bali Fintech”’ që do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Në këtë konferencë mes tjerave pritet që të diskutohet mbi prespektivat e sektorit privat, stabiliteti financiarë, infrastruktura financiare dhe tema që kanë të bëjnë me financat jo vetëm në Austri por edhe në mbarë vendet e rajonit përfshirë dhe Maqedoninë.

Konferencën pritet që ta hap Herald Mahrer, drejtori gjeneral i Bankës nacionale austriake ndërsa të ftuar krahas ministrave dhe zv.ministrave të financave nga shumë vende do jën edhe Hartwig Loeger ministër i financave i Austrisë që do mbajë dhe fjalim rasti si dhe shumë personalitete të ndryshme nga sfera financiare.

Elezi pritet që gjatë pjesëmarjes në këtë konferencë të realizojë edhe takime bilateral me homolog nga vende të ndryshme për të disktuuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe përvojat nga dikasteri që ajo drejton.