Emina Çunmulaj nderohet me çmimin në eventin “ODA”

E pranishme në eventin madhështor “ODA” mbrëmjen e kaluar ishte edhe modelja e famshme Emina Çunmulaj. Ajo kishte ardhur enkas nga Amerika për të përfaqësuar shqiptarët e Malit të Zi në këtë event.

Në “ODA” gjithashtu Emina u vlerësua më një çmim mirënjohje nga ministri i turizimit, Blendi Klosi.

Ajo e tregoi këtë përmes një postimi në Instagram duke falenderuar Ministrinë e Turizmit për nderin ndaj saj.

Çfarë nderi të jesh e vlerësuar nga vendi i bukur i Shqipërisë… Faleminderit Ministrit të Turizmit z. Blendi Klosi dhe Pallatit Presidencial për këtë nder” – shkruan Emina.