Era Istrefi ‘statuja e lodhjes’

Era po paralajmëron diçka të re. Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka rrëmbyer vëmendje me disa fotografi që ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

“Statuja e lodhjes”, ka shkruar këngëtarja krahas imazhet mjaft interesante, të cilat janë pëlqyer nga fansat e saj. Era ka lënë të kuptohet se kjo mund të jetë paraqitja në projektin e saj e ri muzikor që do të sjell, mirëpo asgjë nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

Ndryshe, viti që  e lamë pas ka qenë një vit i mbarë për këngëtarën 24 vjeçare, pasi që për herë të parë një këngëtare shqiptare, e cila filloi karrierën e saj në skenën muzikore kosovare arriti të depërtojë jashtë kufijve të shtetit e deri te performanca në Kampionatin Botërorë.