Është humbur Kurtish Xhaferi, 68 vjaçar nga fshati Balindoll

Kurtish Xhaferi, 68 vjaçar nga fshati Balindoll mbrëm rreth orës 3 pas mesnate ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. 68 vjeçari vuan nga skleroza.

Sipas informatave të familjarëve, ai ka qenë me tesha shumë të holla dhe familjarët lusin të gjithë për ndihmë sepse nëse nuk do gjindet ka gjasa që nga i ftohti të rrezikohet jeta e të humburit.

Familjarët që nga ora 5 e mëngjasit të sotëm, kanë nisur kërkimet ndërsa kanë lajmëruar edhe ekipin e policisë. Të gjithë ata që mund ta shohin – kontaktoni në numrin e telefonit: 078 307 606.