Everest Haxhi: Respekt për mijëra ushtarakë, populli e shpalli vet gjendjen e jashtëzakonshme

Ish ushtaraku, Everest Haxhi, pasi ka përjetuar rëndë situatën që mbretëroi në Shqipëri pas tërmetit, ka cekur dobësitë që përcollën këtë akt tragjik.

Z. Haxhi si ekspert i sigurisë, ka vlerësuar gjithë lëshimet me rastin e tërmetit.

Ja shkrimi në Facebook i z. Haxhi:

Rroftë 28 Nentori ! Rroftë populli Shqiptar kudo ndodhet! Populli më I dashur, më human, më paqedashës, më luftarak që ka pa Bota mbarë!
Populli im, I sprovuar në beteja me robët dhe me Zotin. Meritojmë shumë por jo Kriminelët dhe Plaçkitësit që na drejtojnë.
Populli Shqiptar tregoi se nuk ka nevojë për Kryeminister Dështak që e pa veten jashtë-loje në këto momente të dhimbshme.
Populli Shqiptar e shpalli vetë Gjendjen e Jashtëzakonshme duke ardhur nga çdo skaj I botës për të qenë pranë vëllezërve dhe motrave të tyre!
Populli Shqiptar nuk është “patriot me pizhama” apo “izolon” veten se në kohë reale karvanet ushtarake dhe tonelata me ndihmë u nisën drejt Shqipërisë, kohë gjatë se cilës drejtuesit politike të vendit ende nuk ishin ngritur nga gjumi pas një nate të gjatë perversiteti, ngërçi dhe dështimi!
Respekt për mijëra ushtarakë, policë, zjarrfikësish shqiptarë që në kundërshtim me miqtë dhe vëllezërit të ardhur për ndihmë, u mungonin pajisjet dhe mjetet kryesore për të dhenë ndihmen e pare! Respekt për të gjthe ata që me duar hapnin rrenojat për të shpëtuar një jetë!
Populli im i rrënuar dhe I plaçkitur në kockë nga projekte stadiumesh 70 milione Euro , Linja Ajrore ku Kryeministri promovon biletat e fluturimeve, leje pallatesh e konçensione mafioze rrugesh dhe pasurish shtetërore, ministria me pasuri marramendëse që përdridhen në orgji pafund me padronët e tyre perversë!!!!!
Një jetë shuhet, dhjetra jetë shuhen , qindra shpirtra plagosen , mijra të tjerë dëshpërohen.
Populli im ti meriton më shumë!
Meriton më shumë se një Fond Emergjencash I Vjedhur, meriton më shumë se një polic të varfër, meriton më shumë ……