Fatmir Dehari, Jetëson idealet për punë, zhvillim dhe përparim në Kërçovë

Skena politike në Maqedoni, me ndarjen e fundit territoriale, mori kahe dhe drejtime të reja. Kërçova, ky bastion lirie e qëndrese kombëtare, në historinë e vet, do ta mbaj të fuqishëm, në udhëheqje, Fatmir Deharin, për dy mandate. Sprovën dhe sfidën udhëheqësit të pushtetit lokal do ta zbatonte me sukses në Osllome, andaj qeverisja në Kërçovë, i ofronte një hapësirë të cilën shqiptarët ishin të privuar ta ushtronin.

Në mandatin e parë, Fatmir Dehari, si kryetar i parë shqiptar i komunës së Kërçovës, nga viti 2013 e këndej, kishte më shumë çështje për të zgjidhur se komunat tjera.

Çështjet lidheshin me cilësinë e jetës së qytetarëve, andaj Fatmir Dehari, nuk u ndal duke u ballafaquar me çështjen e furnizimit me ujin, rregullimin e kanalizimit dhe rrugëve, perspektiva ekonomike dhe lehtësimi i kushteve dhe oferta e të bërit biznes si dhe një varg çështjesh të lidhura me arsimin, sportin, kulturën dhe jetën sociale në Kërçovë.

Vend të rëndësishëm gjatë mandatit të parë dhe të dytë, z. Dehari i ka dhënë edhe mërgatës, duke qenë vazhdimisht pranë tyre, jo vetëm për të marrë shqetësimet e tyre por edhe duke aprovuar projekte të cilat ata i sjellin nga përvoja e jetës së tyre në kurbet.

Parimet e qeverisjes së Z. Dehari ishin shumë të qarta, racionalizim i gjithanshëm, kursim, shtim buxheti, eficiencë dhe efikasitet në qeverisje, shpërblim i meritokracisë, hapje e perspektivave të reja në arsim, shëndetësi, kulturë, sport dhe jetën shoqërore.

z. Dehari, si kryetar i parë shqiptar, do të hyj në histori për parimet e tij morale, për përfaqësimin e interesit të të gjithë qytetarëve pa dallim, me tendenca të zhvillimit të gjithanshëm të komunës si dhe ofrimin e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve politikbërës.

Ai në qeverisjen e tij, nuk bën përjashtime as fushata të mjegullimit të realitetit politik, punon, duke u mbështetur në përvojën, guximin e integritetin personal, duke u gjendur në të gjitha veprat e rëndësishme të historisë së re të shqiptarëve në Maqedoni, duke përfaqësuar një format të jashtëzakonshëm human e politik, intelektual e kombëtar, në shërbim të kërçovarëve dhe shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë.

Projektet dhe iniciativat e kryetarit Dehari, që nga trajtimi i rasteve sociale, grupet e margjinalizuara, sporti e cilësia e jetës së qytetarëve, na frymëzojnë si qytetarë, për të ritheksuar, ju lumtë Kryetar Dehari, jetësove idealet tona qytetare, për punë, zhvillim dhe përparim!