Fatmir Dehari ndan mirënjohje për publicistin Qani Mehmedi

Komuna e Kërçovës,tradicionalisht mban aktivitet për shënimin e Pavarësisë së Kosovës.Kësaj here në prani të ish të burgosurve politik, veteranëve të luftës dhe veprimtarëve atdhetarë u nda mirënjohje post mortum për gazetarin Qani Mehmedi për kontributin e tij në fushën e gazetarisë dhe mbrojtjen e kauzës kombëtare.Kryetari Fatmir Dehari u shpreh se ky është vetëm i fillimi i vendosjes në vend të vlerës së figurës së Qani Mehmedit i cili duhet edhe të institucionalizohet si vlerë e rrallë dhe kolos i vërtetë.

Çmimin e pranoi,vajza, artistja Besiana Mehmedi e cila tha se është e lumtur që në këtë ditë historike për Kosovën, babai i saj Qaniu,merr mirënjohje e cila i dedikohet sakrificës së tij për ta ushtruar profesionin në rrethana të jashtëzakonshme dhe ka peshë sepse pas shumë çmineve kombëtare e ndërkombëtare vjen nga vendlindja e tij Uskana për të cilën u angazhua shpirtërisht gjatë të gjitha proceseve.