Faton Ahmeti: Me shqiptarët, për shqiptarët, Kryeministri i parë shqiptar!

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, njëherësh Shef i Analitikës në Shtabin Zgjedhor Qendror të BDI-së, Faton Ahmeti, në tubimin e mbajtur në lagjen “Jashtë Vardari”, së bashku me kandidatët për deputet, të kësaj zone zgjedhore, ka cekur rëndësinë e daljes në zgjedhje dhe vota për Kryeministrin e parë shqiptar.

“Po, ne jemi ata që i dalim zot të drejtave tona, nevoja tona, interesave tona, sfidës për të qenë të barabartë, për të ecur përpara, për të theksuar se ne vet i qepim kostumet sepse e njohim dimensionin tonë nacional e moral. Ne i themi po të drejtave tona, pa menduar se çfarë mendojnë të tjerët, sepse, ne të tjerët i nderojmë dhe vlerësojmë, por e duam dhe vlerësojmë veten më shumë”, ka cekur z. Faton Ahmeti, duke ftuar për votime edhe diasporën shqiptare.

Në këto zgjedhje, se janë historike, sepse lideri ynë është zotuar se ne mundemi ta çojmë tutje çështjen kombëtare, duke u faktorizuar në institucionet demokratike me votë. Prandaj, ashtu siç e ka thënë edhe lideri ynë, Ali Ahmeti, erdhi koha. Erdhi koha për Kryeministrin e parë shqiptar.

Po, ne jemi ata që e krijojmë mundësinë, sepse ne jemi mundësia vet për ta lëvizë çdo çështje ku interesi ynë nacional përfaqësohet, me njerëzit më të mirë, më të përkushtuar e më atdhetar, tash, jo vetëm për fitoren, por edhe për Kryeministrin shqiptar. Sepse ne kur zotohemi e realizojmë, andaj, qytetarët duhet të jenë bashkë, për votën shqiptare për BDI-në, vizionin e së tashmes dhe të ardhmes, ka cekur z. Faton Ahmeti, duke ftuar në fund qytetarët të dalin të votojnë, ta votojnë BDI-në dhe Kryeministrin e parë shqiptar, numrin 9!