Festivali “Anadrinia Jehon”, “Grupi i Rapsodëve” më i mirë, iu rezervua SH.K.A “Lulet e Malësisë”

Në Festivalin konkurues 3 ditor, “Anadrinia Jehon”, i cili organizohet për të 20 vit me radhë, datat: 15,16,17 korik, rapsodet e Shoqërisë Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, i gjeti të pregaditur, për pjesëmarrje në përbërje: Sinan Zylbeari, Nimet Zeqiri, Negzim Azizi, Avdil Bari Zeqiri, të cilet vlerësohen nga juria profesionale, si grupi i rapsodeve më i mirë i festivalit.

“Kënget e trevave të Dervenit dhe Pollogut, zëri i rapsodëve tanë, patën gërshetimin mahnitës për pjesëmarrësit e shumtë të festivalit, me çka u demonstrua edhe me duartrokitjet e gjata dhe të forta..! Faleminderime, Organizatorit për ftesen! Respekte, Juris profesionale! Mirënjohje vëllezërore, Kryetarit, z.Smajl Latifi dhe ekipit të tijë!”, thotë kryetari i SH.K.A “Lulet e Malësisë”, Luan Veliu.

Festivali “Anadrina Jehon” mbahet në Komunën e Rahovecit të Republikës së Kosovës.