Filipçe: 26% e të infektuarve me Kovid-19 kanë mbi 60 vjet, të rriturit dhe të sëmurit kronikë të jenë të kujdesshëm

Sipas raportit më të fundit të Institutit për shëndet publik, nga 20 deri më 28 qershor, në krahasim me javën paraprake, janë regjistruar 303 më pak raste me Kovid-19, tetë më pak raste të vdekjes, 216 më shumë të shëruar. Javën e kaluar kishte gjithsej 860 raste, që është dukshëm më pak se 1.000 raste mesatarisht në tre javët paraprake. Që do të thotë se edhe javën e kaluar incidenca është diçka më e ulët. RO faktori i bartjes në dhjetë ditët e fundit, dy deri në tre ditë është vetëm 1,1 ndërsa tërë periudha tjetër është 0,9 theksoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Theksoi se në periudhën në vijim janë regjistruar të infektuar nga të gjitha grup moshat, ndërsa më i prekur është grupi i të rriturve të moshës mbi 60 vjet – 26 për qind.

“Apeloj që të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të jenë shumë të kujdesshëm. Në raportin e fundit 57 raste të vdekjes ka në dhjetë qytete, tetë më pak se java e kaluar. Numri më i madh i rasteve ishin të moshës mbi 60 vjeçare, ndërsa 44 prej tyre kanë pasur paraprakisht sëmundje kronike. Lidhur me distribuimin nëpër qytete numër më i madh janë regjistruar në Shkup – 46 për qind, Tetovë – 13 për qind dhe diçka më shumë raste ka në Gostivar. Këto qytete edhe më tej mbesin vatrat më të mëdha në vend. Në 15 qytete për periudhën e njëjtë numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20. Raste të ngjashme ka në shumë qytete, numrat ndryshojnë gjithkund. Mund të konkludohet se nuk ka shenja se ka vatër të re tjetër potenciale”, potencoi Filipçe.

Ai potencoi se janë shëruar 447 persona të cilët janë hospitalizuar ose janë në mjekim shtëpiak, që është për 216 më shumë se java paraprake e raportimit. Ky, theksoi, është indikator i rëndësishëm dhe pozitiv i cili ndikon në uljen e rritjes së rasteve aktive.

Lidhur me testime, theksoi, janë bërë 68.059 testime.

Apeloi që qytetarët të bashkëpunojnë me punëtorët e shëndetësisë, të japin të dhëna të sakta për sondazhet epidemiologjike, sepse atje është një segment shumë i rëndësishëm për detektim të hershëm të rasteve të reja.