Filipçe dhe Shekerinska: Kërçova po bëhet me spital modern, përforcim i kuadrove me mbi 40 punonjës shëndetësorë

Në këtë moment në Kërçovë nuk ka mjek të papunë, që mendoj se është edhe një rezultat i shkëlqyer i kësaj politike të investimit në mjek të rinj dhe infermiere, me qëllim që të mos largohen nga vendi, por të ardhmen ta kërkojnë këtu. Duke i pasur parasysh edhe masat tjera, të cilat si Ministri i zbatuam gjatë periudhës prej më shumë se dy vite, ai është stazhi i paguar, në periudhën e prej gjashtë muajve për mjekët e rinj, në kuadër të shtëpive të shëndetit, vlerësoj se kjo është një politikë e cila jep rezultat. Nuk ka institucion shëndetësor i cili nuk e rriti kapacitetin për të paktën 15 për qind, që domethënë se janë punësuar një numër i madh i mjekëve dhe infermiereve, theksoi sot në Kërçovë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai, bashkë me zëvendëskryetaren e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot e vizituan Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, si dhe spitalin i cili po ndërtohet 100 metra afër Spitalit të Përgjithshëm.

Filipçe potencoi se një numër i madh i njerëzve janë pranuar në spitalin në Kërçovë gjatë dy vite e gjysmë të kaluara, përmes 40, prej të cilëve gjashtë janë mjekë dhe mbi 20 infermiere.

Gjithashtu, sa i përket përballjes me virusin KOVID-19, Filipçe informoi se në spitalin në Kërçovë ka organizim të shkëlqyeshëm, ka pjesë të veçantë të trijazhës dhe mini ambulantë, ndërsa një pjesë e kuadrit ende është në sistemin e rotacionit, për ndihmë kolegëve në Klinikën Infektive në Shkup dhe në SPQ “8 Shtatori”. Paralelisht, siç theksoi, po bëhet strategji për përmbushjen e kuadrit me mjekët e rinj të diplomuar dhe të licencuar dhe infermieret, të cilat tani vijnë, duke pasur parasysh se në vjeshtë pritet valë edhe më e madhe nga kjo sëmundje.

Shekerinska theksoi se Qeveria ka treguar se investimet në shëndetin publik ishin të arsyeshme dhe me kohë, ndërsa njëherësh e përshëndeti punën dhe energjinë të cilën ministri i Shëndetësisë dhe ekipi i tij e bëri, së pari në sigurimin e mjeteve, ndërsa pastaj edhe në praktikën reformuese të gjithë sistemit që të jetë i gatshëm atëherë kur pritet vala e ardhshme.

Njëherësh, zëvendëskryetarja theksoi se periudhën e kaluar, 32 njësi të sistemit shëndetësor ishin re konstruktuar dhe ajo bashkë me pagat e rritura dhe me specializimet e rritura, siç vlerësoi ajo, na bëri më të fuqishëm në përballjen me KOVID-19