Fillojnë procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Autoritetet greke sot pasdite pritet të shqyrtojnë propozim-ligjin për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.  Kryetari i Kuvendit, Nikos Vucis, paraprakisht do të mbajë takim me nënkryetarët që të caktohet procedura parlamentare, gjegjësisht sa mbledhje do të mbajë komisioni dhe kur do të caktohet seanca plenare. Propozim-ligji gjatë fundjavës u dorëzua në Parlamentin e Greqisë, ndërkaq pritet që të votohet deri të premten. Pasi që Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, NATO do të mundet ta aktivizojë protokollin për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti do të fillojë procesi i ratifikimit të saj në 29 parlamentet e vendeve anëtare.


Të lënduar dhe të arrestuar në protestën e djeshme në Athinë kundër Marrëveshjes së Prespës

Së paku 40 të lënduar prej të cilëve 25 policë, një fotoreporter dhe një xhirues, 12 të arrestuar prej të cilëve shtatë të burgosur, gaz lotsjellës dhe incidente serioze, pjesëmarrje të rreth 60 mijë qytetarëve, luftime mes Qeverisë greke dhe Demokracisë së Re, ishte bilanci i protestës së djeshme në sheshin athinas Sintagma, para parlamentit grek, kundër Marrëveshjes së Prespës.