Fillon protesta për liberalizmin e vizave

Kanë filluar të mblidhen protestues para Bibliotekës Kombëtare Studentë dhe qytetarë kanë filluar të grumbullohen para Bibliotekës Kombëtare për të kërkuar liberalizmin e vizave. Pjesëmarrës në këtë protestë ashtu siç ka paralajmëruar është edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri. Ai në Facebook ka publikuar një video ku shihet protestues me pankarta në duar ku ndër tjerash shkruhet “A është izolimi vlerë e BE-së”. Kjo është hera e dytë që studentët protestojnë për kërkim të liberalizimit të vizave për kosovarët. /21Media