“Flaka e Janarit – 2019”, manifestim tradicional në Qendrën për kulturë në Kërçovë

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë u mbajt manifestimi tradicional për të 23-tin vit me radhë “Flaka e Janarit – 2019”. Në këtë manifestim tradicional u përkujtuan heronjtë e kombit: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Pjesëmarrës për të nderuar këtë manifestim ishin kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe nikoqiri, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili pati fjalën hapëse, ku foli shkurt për vlerën e manifestimit dhe i ftoio të pranishmit për një minut heshtje për të nderuar martirët e kombit.

Fjalimin qendror e mbajti kryetari i Sh. V. L. – UÇK, Fazli Veliu, i cili u përqendrua në veprimtarin atdhedashurisë të këtyre heronjëve të kombit tonë. Në këtë mbrëmje të moderuar nga Bekim Adili pati edhe disa pika artistike me motive patriotike, të cilat u mirëpritën nga publiku në sallën e pallatit të kulturës.