Forina e Talat Xhaferit, unik për Kryeministrin shqiptar

Sot, fushata e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, bartës i listës së BDI-së në zonën e 5-të zgjedhore, ka vijuar në vendlindjen e tij, në Forinë, së bashku me bashkëpunëtorët dhe ekipin “Realizo ëndrrën”. Takimi i z. Xhaferi është zhvilluar me qytetarë të shumtë, si dhe ekipin e futbollit “Vardari”, ka theksuar Bujar Osmani, i cili gjatë këtyre ditëve, ka qenë i angazhuar së bashku me bashkëpunëtorët e z. Xhaferi nga kryesia qendrore dhe komisionet qendrore e lokale të BDI-së. “Ne jemi para një sfide që duhet ta fitojmë. Kjo është çështje e qartë për neve, sepse duam që Kryeministri në mandatin e ardhshëm të jetë shqiptar. Kaq e thjeshtë, kaq e mundshme, me votat tona, për Kryeministrin e vendit, përtej çdo ndasie, përtej çdo provincializmi apo populli të zgjedhur. Ne jemi gati të marrim përgjegjësitë që na takojnë në mandatin e ardhshëm qeverisës, për të realizuar platformën tonë, ku shqiptarët përfundimisht rrumbullakojnë barazinë”, ka cekur z. Xhaferi. Ai ka ftuar qytetarët të dalin në votime, të jenë unik për votën, për Kryeministrin shqiptar, duke u ndjerë i emocionuar nga përkrahja e fuqishme e bashkëvendësve të tij, ai është zotuar se sikur deri tash, do ta përfaqësoj jo vetëm vendlindjen por shqiptarët dhe kombin në çdo detyrë që ngarkohet nga BDI. Z. Bujar Osmani, ka cekur se Forina ishte dhe është me të drejtë krenare me birin e saj, i cili me dinjitet si asnjë kryetar tjetër i Parlamentit, e udhëhoqi në mënyrë shembullore, sepse, sfidat e z. Xhaferi kanë qenë të mëdha, dhe mbesin të mëdha, deri në zbatimin e plotë të barazisë, në vendin tonë. Z. Bujar Osmani ka ftuar të pranishmit, të dalin në zgjedhje, të votojnë BDI-në, numrin 9, të votojnë birin e saj, Talat Xhaferin dhe Listën e BDI-së, si një nga personalitetet më të kompletuara të kombit.