Fotoja që po i përlot të gjithë, qeni nuk largohet nga trupi i pronarit qe ndodhet nën gërmadhat e tërmetit (FOTO)

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 15 viktima.

Një fotografi prekëse po qarkullon nëpër rrjetet sociale sot. Në tragjedinë që ndodhi herët në mëngjes në Shqipëri, dikush ka kapur një fotografi pikëlluese.

Një qen që po qëndronte pranë dorës së pronarit i cili ndodhej nën gërmadhat e objektit që ishte shembur nga tërmeti.