Frashër Oseku në atdhe, apo heronjtë kthehen të fundit

Shkruajti:

Gjylfije Halili-Gazetare

Mërgimi, është perde e rëndë për shpirtin krijues, është flakë që djeg shpirtin, për gëzimin e hidhërimin larg atdheut. Ardhja në atdhe, është lindje e re, rilindje e re, një jetë e re, e dritës dhe përthyrjeve në syprinën e pasqyrës së jetës.

Por, kur vije heroi në atdhe, shtohen akcentet e ngjyrave të paprësëritshme, në panelin e telajon e pikturës së mendjes që stis kur gjerb, mëngjesin e atdheut, vesën e petaleve të lirisë, gjithandej trojeve.

Kur heroi quhet Frashër Oseku, ndalet koha dhe bëlbëzimat e kohës së sajuar. Kur ndalet koha, jeta rifillon vallet e mbamendjes së heroizmave shekullor, nga Kryezoti Skënderbe, e deri te Bajo Topulli, Indrit Cara e Adem Jashari në Tiranë, me lule, lule loti, e lule zemre për heronjtë që tashmë, na shohin nga lartë.

Kur heroi vije në atdhe, shkrep ndjenjën e mungesës, për ata që shkuan tek të shumtit. Ai flet me Nënën Terezë në Shkup, me Sevastinë e Parashqevinë në Manastir, flet me Josif Bagerin e madh, me gjeneralët e Ohërinjve, ku na mbeti atdheu, ku na mbeti gjuha, ku na mbet flamuri.

Kur vije Frashër Oseku në atdhe, ndalet uji në Prespë e Strugë, Ohër e Drilon, sepse ndjen frymëmarrjen e ëndrrën e pajetuar, duke u kthyer në hone shprese, mallëngjimi e malli lasgushian. Dhe ecën trojeve, vet i njëqindti, me shokët krah, e zemrën e zhuritur, pse nuk jemi më mirë.

Kosova, i hap shteg i vë horizontin jastëk, i mbyll qepallat dhe i thotë, me dashuri- jetoje o bir Kosovën. Mos fol me të shumtit, se ata po gëzohen që je te nëna, me flokë të zhubravitura, e buzë të plasaritura, për mallin ndaj heronjve të saj.

Kur vije në trojet e veta, Frashër Oseku e mbyll një shpirt të vetin në hojet e bletëve, në fluturimin e krahëve të fluturës në të korrat e grunajave, për bukën e bardhë, për buzëqeshjen e fëmijës, për rrugët e pambaruara atdhetare.

Jeta nuk filloi as mbaron me ne o Frashër Osek, i dhe gëzim atdheut, i dhe bukuri atdheut, i bëre homazhe vëllezërve tuaj, e në pambarim, endet fytyra jote, e ngjeshur me amanetin e shokëve nga pavdekësia. Mirëserdhe, mirëseshkove o Frashër!