Veterani i dy luftërave çlirimtare, Frashër Oseku, të kaluarën krenare të popullit të vet dhe të veten personale si veteran i UÇK-së e mban të lartësuar me poezi plot mallëngjim.
Ai, mban në krah emblemën ashtu si nëna fëmijën, por “pa rrugëtim”, madje këtë ish luftëtari-poet e quan “normaliteti”.
Ja poezia e z. Oseku:
“Normaliteti …
E lashë Kosharën të larë në gjak e lotë, duke ujitur barin e thare.
Klithma të shokut luftës, të përpëlitet në shpirt natë e ditë.
Sot e mbaj në krah amblemën,
ashtu si nëna mban foshnjën.
Krenar por pa rrugëtim.
Jemi ata ushtarë
të mbijetuarit e luftes
që heshtim si guri varrit.”