Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot ka zhvilluar vizitë në Drejtorinë për Mbrojtje dhe shpëtim dhe me këtë rast ka cekur se kjo drejtori në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe organet tjera kompetente, është në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
Madje, zëvendës ministri Nuhiu, ka apeluar për kujdes të shtuar nga zjarret në periudhën e verës.
Ja postimi i plotë i zv. Ministrit Nuhiu:
“Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ne koordinim dhe partneritet me Ministrinë e brendshme dhe institucionet tjera kompetente, mbetet e orientuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, resurseve natyrore dhe te mirave materiale edhe në periudhën e verës ku rreziqet nga zjarret bëhen realitet!
Apelojmë për kujdes të shtruar nga te gjithë!”